Sot në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë u zhvilluan aktivitete me nxënës në kuadër të Javës Përkujtimore të Bashkësisë. Motoja e ditës së sotme ishte “Mbjellim mirësi”, ku fillimisht nxënësit mbollën lule dhe vendosën mesazhe inkurajuese. Më pas u mbajt një punëtori në ambient të hapur me temën “Siguria dhe menaxhimi i emocioneve”.
