Sot, në oborrin e shkollës sone , se bashku me nxenesit e realizuam një aktivitet simbolik në kujtim të viktimave të tragjedive në shkollen fillore’Vladi Sllav ne qytetin e Beogradit dhe ne Malo Orashje dhe Dubona, qe ka ndodhur para 3 viteve. Në një pemë vendosëm mesazhe dhe mendime, të shkruara nga nxënësit, si shprehje e ndjenjave dhe reflektimit tonë të përbashkët. Çdo shkrim i varur në atë pemë përfaqëson një zë, një ndjenjë, një kujtim dhe një thirrje për më shumë paqe e siguri , respect dhe empati. Ajo pemë u bë simbol i dhimbjes sonë të përbashkët, por edhe i shpresës që tragjedi të tilla të mos përsëriten më. Le të mbjellim çdo ditë mirësi, respekt dhe kujdes për njëri-tjetrin – sepse shkolla duhet të jetë vend i sigurisë, tolerances e jo i frikes. Nuk harrojmë. Kujtojmë për të ndryshuar.

