Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, 10Tetori”në gjimnazin “Skenderbeu” u realizuan aktivitete ndërgjegjësuese ne bashkëpunim me Parlamentin e Nxënësve.
Aktivitetet përfshinë një video me mesazhe sensibilizuese, poster, fletëpalosje informuese, vendosjen e fjongove jeshile te profesorët dhe nxënësit, si dhe tabela emocionale me ngjyra dhe ditët e javës, përmes të cilave nxënësit shprehën gjendjen e tyre emocionale.
Qëllimi i aktiviteteve ishte promovimi i shëndetit mendor, shprehjes së emocioneve dhe krijimit të një mjedisi shkollor mbështetës dhe gjithëpërfshirës” Të kujdesemi për veten, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë së bashku një shkollë ku secili ndihet i pranuar, i sigurt dhe i vlerësuar.





