Nxënësit Arbana Veliu, Erdi Aliu dhe Kanita Ibrahimi nga Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë, së bashku me profesoreshën Nora Tahiri, morën pjesë në seminarin katërditor Intercultural Camp-Youth Talks që u mbajt në Srebrno Jezero. Gjatë programit u angazhuan në aktivitete të ndryshme edukative dhe kreative që promovuan mirëkuptimin, respektin dhe bashkëjetesën ndërkulturore. Gjithashtu diskutuan edhe për paragjykimet, diskriminimin, vlerat dhe identitetin. Një nga aktivitetet më kreative ishte krijimi i një murali të përbashkët, përmes të cilit u shprehën kulturat dhe perspektivat e ndryshme të pjesëmarrësve.