🎀 TETORI ROZË – SË BASHKU PËR NDËRGJEGJËSIM, SHPRESË DHE JETË! 💗
Në kuadër të shënimit të Tetorit Rozë – Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në Gjimnazin “Skënderbeu” u realizua një aktivitet sensibilizues me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Gjatë pushimit të gjatë, nxënësit shpërndanë fjongo rozë, si simbol i ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Me këtë rast, mësimdhënëseve iu dhuruan fletëza me fjongo rozë dhe mesazhe sensibilizuese, për të përcjellë rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe të kontrolleve të rregullta.
🎀 Në gilinderat e shkollës, nxënësit lidhën shirita rozë, ku shkruan mesazhe sensibilizuese, duke shprehur mbështetje, dashuri dhe shpresë.
💗 Një moment i veçantë ishte edhe poezia e shkruar nga mësimdhënësja e gjuhës shqipe, Sejhane Memeti, përmes së cilës u përcollën mesazhe ndërgjegjësimi dhe solidariteti. Gjithashtu, nxënësit punuan me përkushtim një fjongo të madhe rozë, duke i dhënë aktivitetit një simbolikë të veçantë.
Përmes këtij aktiviteti, synuam të rrisim ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, të promovojmë kujdesin për shëndetin dhe të përcjellim mesazhin se mbështetja dhe solidariteti janë të rëndësishme për çdo grua që përballet me këtë sfidë.
🎀 Një fjongo, një mesazh, një shpresë!
💗 Së bashku për ndërgjegjësim, solidaritet dhe jetë!
🎀 RUŽIČASTI OKTOBAR – ZAJEDNO ZA PODIZANJE SVESTI, NADU I ŽIVOT! 💗
Povodom obeležavanja Ružičastog oktobra – meseca podizanja svesti o raku dojke, u Gimnaziji „Skenderbeu“ realizovana je edukativna i humanitarna aktivnost u kojoj su učestvovali učenici i nastavnici.
Tokom velikog odmora, učenici su delili ružičaste mašnice kao simbol svesti, solidarnosti i podrške svim ženama koje se suočavaju sa rakom dojke.
Ovom prilikom, nastavnicama su uručene kartice sa ružičastim mašnicama i porukama podrške, sa ciljem da se istakne značaj brige o zdravlju i redovnih preventivnih pregleda.
🎀 U hodnicima škole učenici su vezivali ružičaste trake na kojima su ispisivali poruke podrške, ljubavi i nade.
💗 Poseban trenutak bila je i pesma koju je napisala nastavnica albanskog jezika, Sejhane Memeti, prenoseći snažne poruke o podizanju svesti i solidarnosti. Takođe, učenici su sa velikom posvećenošću izradili veliku ružičastu mašnu, dajući ovoj aktivnosti poseban simbolički značaj.
Ovom aktivnošću želeli smo da podignemo svest o raku dojke, promovišemo brigu o zdravlju i pošaljemo poruku da su podrška i solidarnost od izuzetnog značaja za svaku ženu koja se suočava sa ovim izazovom.
🎀 Jedna mašna, jedna poruka, jedna nada!
💗 Zajedno za podizanje svesti, solidarnost i život!






