Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, drejtori i Gjimnazit “Skënderbeu” u uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me arritje.Një mirëseardhje e veçantë ju dedikua nxënësve të vitit të parë, të cilët këtë vit bëhen për herë të parë pjesë e Gjimnazit “Skënderbeu”. Ju urojmë një fillim të mbarë, përvoja të bukura, miqësi të reja dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj të ri shkollor.




