Sot, në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, u mbajt ceremonia e përmbylljes së shkollimit për maturantët tanë.
Në një atmosferë plot emocione dhe krenari, iu uruam nxënësve suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm, duke kujtuar vitet e bukura të kaluara në bankat e shkollës. Gjatë aktivitetit u ndanë mirënjohje për nxënësit që gjatë katër viteve të shkollimit kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm dhe kanë qenë shembull për bashkëmoshatarët e tyre.
Një moment i veçantë ishte shpallja e Nxënësit të Gjeneratës, vlerësimi më i lartë që i jepet një nxënësi për rezultatet, sjelljen dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm.
Ceremonia u kurorëzua me lëshimin simbolik të balonave në qiell, si shenjë e ëndrrave, shpresave dhe synimeve të maturantëve tanë për të ardhmen






