Sot më 01.12.2023 këshilli i arsimtarëve pos pikave tjera e shqyrtoi edhe raportin e vlerësimit të jashtëm të shkollës nga ana e komisionit të drejtorisë shkollore të ministrisë së Arsimit.
Drejtori i shkollës i njoftoi me përmbatjen e raportit të vlerësimit në mënyrë detale. Nota e përgjithshme e vlerësimit nga nota maksimale 4 është 3.
Në përgjithësi të gjithë anëtarët e këshillit të arsimtarëve ishin të kënaqur me raportin e vlerësimit dhe nuk pati vërejtje,pos asaj që kërkuan që për secilin arsimtare të dihet vlerësimi i notës për orën që e kanë hospituar përfaqësuesit e ministrise.