NJOFTIM

Sot  më datë 18.04.2023 në Gjimnazin ,,Skenderbeu,, në Preshevë u mbajt mbledhja e keshillit të arsimtarëve ,ku në rend të ditës ishte analiza e suksesit dhe diciplinës në tremujorin e tretë, si dhe realizimi i planeëve dhe programeve. Në rend dite ishin edhe pergatitjet për aktivitetet e maturantëve,të cilat duhet të ndermirren këtë muaj dhe aktivitete të cilat duhet të ndermirren para vleresimit të shkollës, nga ana e komisionit të Ministrisë së Arsimit, i cili u paralajmerua se do të jetë mes datës 8-12 maj.