Më datë 23.05.2023 në shkollën tonë gjatë orës së edukatës fizike u realizua një ndeshje futbolli me karakter miqësor mes nxënësve të organizuar nga këshilli profesional i edukatës fizike me temën” Ti themi JO dhunës”.Qëllimi i këtij aktiviteti ishte preventiva e sjelljeve të dhunshme dhe zëvendësimi i tyre me aktivitete sportive të cilat janë mjaft dobiprurëse si për shëndetin fizik poashtu edhe atë mendor.