Sot më 19.01.2023 në gjimnazin “Skenderbeu”në Preshevë u mbajt mbledhja e këshillit të arsimtarëve
Sot u mbajt mbledhja e këshillit të arsimtarëve ku në rend dite ishin disa pika. Si pika kryesore ishin shqyrtimi i raportit të drejtorit dhe punës së shkollës në gjysmëvjetorin e parë. Pas shumë diskutimeve u konstatua se: Edhe pse ne këtë gjysmëvjetor e kishim vlersimin e jashtëm dhe shkolla u vlerësua me notë tre,angazhimi i të gjithëve duhet të jete maksimal me qëllim që të arrihen objektivat e procesit edukativo – arsimore.
Po ashtu u vendos që për ditën e shkollës të organizohet një eskursion për në Shqipëri dhe të përgatitet program i posaçëm për këtë ditë.
Drejtoria e shkollës i uron nxënësve dhe punëtorëve fillim të mbarë në gjysmëvjetorin e dytë