Sot në gjimnazin “Skenderbeu” u shënua dita ndërkombëtare e tolerances-16 Nëntori.
Qëllimi ishte ngritja e vetëdijes me qëllim të respektimit të dallimeve që i nxit nxënësit të japin parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut të cilat garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.
Të kontribuojmë ndaj ndërtimit të shoqërisë në të cilën sundon paqja, toleranca dhe dashuria.