Vizita e përfaqësuesve të projektit ,,Qyteti ynë,shkollat tona”

Sot më 01.11.2023 shkollën tonë e pastaj edhe SH.M.T,,Presheva” në Preshevë e vizituan përfaqësuesit e projektit ,,Qyteti ynë,shkollat tona”.Ne vizitë ishin :
1.Arine Nahapetyan-drejtore e fondit për fëmije PESTALOCI për Europën juglindore,
2.Audrey Clivaz,menaxhere për zhvillim,
3.Slavica Kijevçanin,drejtore e zyrës në Sërbi,
4.Jelena Najdanoviq Tomiq-bashkëpunetore për arsim,
5.Ivana Seratliq-grupa 484 dhe
6.Katarina Najdanoviq-përfaqësuese e Trupit koordinues.
Takim u mbajte në zyrën e drejtorit të SHMT,,Presheva”në Preshevë ku morën pjesë drejtorat e dy shkollave,kordinatorët shkollor të projektit,nga dy mësimdhënës dhe nxënës .Përfaqësuesve të projekti i interesoi që të vijnë në shkollat tona që të njihen me rrjedhat e realizimit të projektit në fjalë. Nga përfaqësuesit e dy shkollave u njoftuan me aktivitetet e gjërë tanishme dhe në fund doli si përfundim se ky projekt me karakter multikultural është duke u zhvilluar mire dhe do të vazhdoj edhe në dy vitet e ardhshme.