Nxënësit e Gjimnazit ,,Skenderbeu” së bashku me nxënësit e SHMT ,,PRESHEVA” dhe dy shkollave tjera të Bujanocit dhe Medvegjës sot në orën 15:30 u kthyen nga fshati Trogen i Zvicrës. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit ,,Qyteti ynë,shkollat tona”. Projekt i cili implementohet nëpër mes trupit koordinues për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë, Grupes 484. Supervizore e realizimit të kësaj vizite ka qenë Mergime Hajdari e cila tregoi se kanë kaluar tepër mirë dhe po ashtu edhe gjatë udhëtimit ka qenë gjithcka në rregull. Nga Gjimnazi ,,Skenderbeu” kanë marrë pjesë 13 nxënës.