Më date 24 shkurt u shënua dita ndërkombëtare e dhunës mes moshatarëve
-Dita e bluzave rozë.
Dy shkollat e mesme -gjimnazi “Skenderbeu ”dhe shkolla e mesme teknike“ Presheva” në Preshevë, realizuan një aktivitet të përbashkët për nder të kësaj dite. Fillimisht gjatë pushimit të gjatë nxënësit kanë shpërndarë fletushka dhe një tekst të shkurtër rreth historikut të kremtimit të kësaj dite. Pastaj, psikologia e shkollës Amire Ahmedi mbajti një ligjëratë për dhunën mes moshatarëve i cili përfundoi me një diskutim mjaft frytdhënës mes nxënësve të dy shkollave. Në fund u realizua një puntori me punime kreative të punuara nga nxënësit.