2 Marsi është festë e dyfishtë për ne. Shënon përvjetorin e Kuvendit të Lezhës dhe ditën e shkollës sonë.
Shtatori i vitit 1961 i dha kahje tjetër arsimimit në Preshevë, vuri themelet gjimnazi jonë, tash i quajtur “Skenderbeu”.
Kemi hyrë në dekadën e shtatë, në ditëlindjen e 61-të të gjimnazit, duke shënuar suksese dhe përcjellur gjenerata të arta që kanë arritur majat e përgatitjeve intelektuale anembanë vendit e rajonit.
Fati ishte në anën time që kam rastin të jem udhëheqës e kontribues i këtij institucioni, që për preshevarët është një tempull shumë i rëndësishëm i dijes. Nxënesve, mësimdhënësve dhe të gjithë punëtorëve të gjimnazit i uroj 2 Marsin, ditën e shkollës. Urojmë që tradita të vazhdojë, numri i nxënësve të mos zvogëlohet e rezultatet mos të mungojnë.
Me respekt, drejtori Nader Sadiku